Abrashi: Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjete synohet të përfundojë në dhjetor

E publikuar: 12/10/2020 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka paralajmëruar se në muajin dhjetor pritet të miratohen plotësim-ndryshimet e Ligjit për Automjete. Sipas tij, aty do të trajtohen shumë çështje përfshirë edhe homologimi i veturave.

Në seancën e sotme plenare ku dështoi të votohet në parim Projektligji për automjete i sponsorizuar nga LVV-ja, ministri Abrashi tha se grupet punuese të tyre veçse kanë filluar punën për t’i bërë ndryshimet e nevojshme.

Abrashi: Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjete do të përfundojë deri në dhjetor

Video:

“Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjete është kërkuar nga qeveria dhe futur në agjendën legjislative në qershor të vitit 2020. Ka synim për t’u përfunduar deri në dhjetor të këtij viti. Në këtë ligj trajtohen edhe targat edhe kushtëzimet me patentë shoferë, homologimi, kontrollet teknike, liberalizimi i tyre që ka raporte të KE-së që tregojnë çka të bëhet. Kemi dashur të trajtojmë edhe veturat hibride, e regjistrimin se a duhet një herë të regjistrohen. E mandej vetëm kontrolle teknike t’u bëhet. Një tenesh e shumë elementeve që trajtojnë këtë ligj. Kjo është e vërteta dhe grupet punuese kanë filluar të punojnë”, tha ai.

Duke folur për homologimin e kompanisë aktuale, ministri theksoi se deri tash nuk ka pasur asnjë kërkesë për rihomologim shtesë.

Abrashi: Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga MPB-ja për rimohologim

Video:

“E dyta nuk ka pasur asnjë kërkesë nga MPB-ja për rimohologim ose shtesë rimohologimi. Asnjë kërkesë unë si ministër nuk e kam se duhet me u bërë diçka ekstra”, tha ai.

Këtë projektligj e përkrahën vetëm deputetët e Vetëvendosjes, derisa në mungesë të vendimmarrjes u bartë në seancën e radhës për të dalë sërish për votim./E.Zeqiri