Abrashi pas takimit me Osmanin: 7 shkurti, data e mundshme e zgjedhjeve

E publikuar: 22/12/2020 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës sapo ka përfunduar takimin me U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani lidhur me çështjen e zgjedhjeve.

Abrashi pas kësaj deklaroi se në takim është përmendur data e mundshme e këtyre zgjedhjeve e që është 7 shkurti.

Sipas tij pritet që të përfundojë edhe procesi i projektbuxhetit dhe më pas të vazhdohet edhe me zgjedhje.

“Janë diskutuar shpesh herë çështjet politike si dhe janari shpesh herë kemi përmendur që zgjedhjet duhet të mbahen në janar, në mënyrë që procesi zgjedhor, certifikimi me ankesa të përfundojë në kuadër të mandatit kushtetues së ushtrueses së presidentit.Prandaj të mos kalohet kjo dhe të mos-kalohet në një paqartësi kushtetuese, prandaj kemi diskutuar për zgjedhje”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Tutje Abrash shtoi shtoi se ajo çfarë diskutuam sot brenda dhe çfarë mund të themi publikisht është se duhet të gjejmë fuqi politike në skenën tonë politike që të miratohet buxheti 2021.

“Kjo ka rëndësi dhe peshë të madhe për secilën familje në Kosovë sepse ky buxhet i vitit të ardhshëm është i lidhur me rimëkëmbjen dhe është i lidhur me pagat dhe sistemin social, edhe me pensione dhe nëse na duhet si shtet edhe me blerjen e vaksinave. Prandaj duhet të veprohet shpejtë, ligji për buxhetin të kalojë e më pas të hyjmë në proces zgjedhor.Pritet që edhe buxheti të kalojë, pastaj të hyjmë në proces zgjedhor, është e mirë se aktgjykimi nuk është publikuar ende në gazetën zyrtare dhe kemi mundësinë që të rregullohet stabiliteti financiar edhe pas marsit. Data e përmendur sot është 7 shkurti, 40 ditë pasi të kalojë buxheti, por besoj se takimet pas aktgjykimit të plotë do të caktohet edhe data”, tha Abrashi.

“Sidoqoftë sa i përket zgjedhjeve, për momentin në parti ende nuk i kemi diskutuar, por mendimet janë që të shkojmë të vetëm në zgjedhje.Ende si kemi caktuar do të mblidhet së shpejti edhe Kryesia edhe Këshilli dhe do të caktojmë edhe kandidatin e LDK-së. Nuk është refuzim edhe në takimet e mëhershme qoftë edhe të natyrave të tjera, kanë marrë pjesë qoftë zyrtarë të tjerë, jo Kryetari Mustafa dhe në këtë rast jam unë si Sekretar, thjeshtë po i përgjigjemi ftesës së institucioneve dhe po japim rekomandimet tona që ndërlidhen me zgjedhjet”, shtoi ai.