Abrashi: Opozita i shërben lobimit të Serbisë

E publikuar: 08/10/2015 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zadhanësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, situatën e krijueme nga opozita sot në Kuvendin e Kosovës, e cilësoi si të damshme për Kosovën, imazhin dhe perspektivën e saj. Simbas tij, këto veprime shkojnë në favor të agjendës së Serbisë, e cila po lobon me e paraqite Kosovën si nji shtet të dështuem.

“Në New York, në Selinë e OKB’s, arritëm të jemi të barabartë me shtetet e tjera, jemi pranë anëtarësimit në UNESCO dhe pranë liberalizimit të vizave dhe MSA’s, mbi të gjitha përmirësimit të imazhit të vendit. Derisa Serbia alarmohet me këto zhvillime në OKB e në Bruksel, dhe lobon ta paraqes Kosovën si nji shtet të dështuem, opozita i ban nji shërbim po këtij lobimi. Sot, në BBC, Der Standard, The Independent, The Guardian, Euronews, madje edhe Xinhua, etj., paraqitën imazhe të shëmtueme, të cilat munden me e damtue Kosovën, imazhin dhe perspektivën e saj. A thue cilës agjendë po i shërbejnë këto imazhe për faqe të zezë”, theksoi Abrashi për Indeksonline.