Abrashi: Marrëdhëniet me BE-në janë në pikën zero

E publikuar: 03/09/2019 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arban Abrashi nga LDK, ka thënë se procesi i integrimeve evropiane dhe ndërlidhja me vizat janë proces kompleks i marrëdhënieve të Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Këto marrëdhënie kanë nisur të ndërtohen nga viti 2000. Këto marrëdhënie kanë kulmuar me nënshkrimin nga Isa Mustafa të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit”, ka thënë Abrashi.

“Këto dy vjet kemi parë stagnim në këtë proces. Kosova në dy vitet e fundit ka dështuar në secilën pikë. Nuk ka asnjë lëvizje, kur flasim për nepotizmin dhe rastet në gjyqësor si dhe kontrollet e ushqimit. Te IPA kemi pasë ndryshim të kontratës. 50 milionë kemi humbur për shkak të moskryerjes së obligimeve”.

“Në MSA kemi pasë stagnim, në fondet IPA. Në marrëdhëniet me BE-në jemi në pikën zero. Asnjëherë s’ka qenë me keq”.

Abrashi në Zona Zgjedhore ka thënë se me liderët kosovarë asnjë liderë evropianë nuk ka dalë në një konferencë.