Abrashi kërkon mirëkuptim nga pronarët e tokave të rrugës Prishtinë-Mitrovicë

E publikuar: 12/06/2020 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria i Infrastrukturës Arban Abrashi i ka ftuar publikisht pronarët e tokave të rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, që të kenë mirëkuptim deri të nis shpronësimi, në mënyrë që të mos ndalet puna.

Abrashi ka thënë nëse hasin në mirëkuptim, puna do të nis javën e ardhshme.

Postimi i plotë i Abrashit:

Bashkë me Rrezarta Krasniqi dhe Xhafer Tahiri vizituam punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Pajaziti”

I ftoj publikisht, pronarë e parcelave që preken nga shpronësimi i trasesë, nga Lum i Madh deri në Gojbulë, që të kenë mirëkuptim rreth procesit të shpronësimit, të cilin e kemi filluar. Nëse hasim në këtë mirëkuptim, nga java e ardhshme fillojmë punimet në segmentin e parë, nga Lumi i Madh deri në Gojbulë.

Punimet në segmentin e dytë nga Gojbula deri në Smrekonicë, do të përfundojne në shtator