Abrashi: Europiani, eksperienc unike

E publikuar: 30/07/2016 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth një javë më parë, Amir Abrashi u detyrua të ngrinte flamurin e bardhë për shkak të një dëmtimi në kavilje gjatë fazës përgatitore me Freiburgun. Gjithsesi, mesfushori kuqezi është rikthyer në fushën e blertë, duke qetësuar stafin teknik të ekipit. Vetë mesfushori në një intervistë dhënë për gazetën “Kicker”, e pranon se dhimbja tashmë ka kaluar dhe ai po ndjek një program të veçantë rehabilitimi. Abrashi rezultoi një nga lojtarët kyç të Shqipërisë në Euro 2016 dhe “Kicker” dëshiron të kthehet pas në kohë duke i kërkuar lojtarit kuqezi një koment për ecurinë e skuadrës së De Biasit në Francë.

“Ishte një eksperiencë e veçantë por më pëlqen të kujtoj që ishte Shqipëria skuadra e fundit që mundi Portugalinë në ndeshjet eliminatore. 26-vjeçari shton më tej se pas europianit bëri dy javë pushim absolut sepse tashmë e pret një sezon edhe më i lodhshëm. “Do të luaj në Bundesligë dhe do të luftoj shumë për të ruajtur vendin tim si titullar në skuadër. Me mbërritjen e Jonas Meffert dhe Janik Haberer rivaliteti bëhet më i madh por unë do të jap maksimumin dhe është trajneri ai që do të vendosë se kujt do t’i besojë që nga minuta e parë”, përfundon intervistën mesfushori shqiptar.