Abdullahu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ja mori pushtetin VV-së

E publikuar: 29/05/2020 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Faton Abdullahu në një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Abdullahu thotë se ky vendim VV-së ja morri pushtetin ndërsa LDK-së, AAK-së dhe Nismës ja dha pushtetin.

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ja morri pushtetin VV-së e bëri me pushtetet LDK-AAK, NISMA-n.

• Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë, sepse i ndalojë shumë të padrejta, mangësi e gabime, prej të cilave pati dëme qytetari ynë, bizneset tona, por edhe vetë shteti i Kosovës.

• Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vetëm Partisë Demokratike të Kosovës as nuk ja morri pushtetin, as nuk e solli në pushtet. Ishte dhe mbeti në opozitë.

• Jemi para sfidave të mëdha dhe përkushtimi më i madh duhet të jetë riparimi i raporteve tona me SHBA-t, menaxhimi i situatës të krijuar nga pandemia.

• Qeveria Hoti për të funksionuar duhet ta këtë ndihmën e madhe nga faktori ndërkombëtar për ta kompensuar mungesën e votave të shumta që nuk i ka.

• Qeveria Hoti lë shumicën shqiptare jashtë, sepse VV dhe PDK nuk do të jenë në Qeveri.

• Lista Serbe do të jetë e faktorizuar më shumë se kurrë. Kjo do të bëhet më e dëmshme se kurrë, nëse kjo Qeveri hynë në dialog me Serbinë.