Abdixhiku: Të mblidhet Komisioni, bashkë me lojërat e fatit të mbyllet edhe Lotaria e Kosovës

E publikuar: 28/03/2019 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës po diskutohet Projektligji për mbylljen e lojërave të fatit, megjithatë ka pasur mospajtime rreth asaj se Lotari e Kosovës të lihet jashtë këtij projektligji, shkruan Express.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se është gabim nëse Lotarisë së Kosovës i lejohet mundësia për të nënkontraktuar kompani të tjera të cilat mund të hapin pastaj lojëra të tjera të fatit.

Pas gjithë debatit, kryetari i Komisionit për Financa, Lumir Abdixhiku, ka thënë se duhet të mblidhet Komisioni, për të plotësuar Projektligjin për Mbylljen e lojërave të fatit , në mënyrë që të përfshihet në të edhe mbyllja e Lotarisë së Kosovës.

“T’i mbyllim të gjitha, më pas të kërkojmë nga Qeveria, që të sjellë një ligj të veçantë për funksionimin e Lotarisë së Kosovë”, ka thënë Abixhiku.