Abdixhiku: Shtimi i ministrive i papranueshëm për LDK-në

E publikuar: 15/01/2020 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për ofertat e fundit të shkëmbyera mes LDK-së dhe LVV-së.

Abdixhiku, në “Debat Plus”, ka thënë se oferta e LVV-së paraqet problem në tri pikat.

“LDK as nuk ka kërkuar, as nuk ka pranuar e as nuk do të pranojë shtim të numrit të ministrive”.

Ai thotë se ata kanë dashur të japin shembull për zvogëlimin e ministrive dhe se sipas tij po të donin ministri do t’i mbanin 21 sosh dhe do të kishin pushtet të bollshëm.

Deputeti i LDK-së ka thënë se LDK nuk është dakord as me ndarjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në dikastere të ndryshme por që e njëjta t’i kalojë Ministrisë së Arsimit.

Abdixhiku thotë se propozimi për shtim të ministrive ka dëmtuar imazhin e palëve dhe sipas tij kjo për faj të LDK-së.

Deputeti i LDK-së thotë se kjo parti kishte bërë ofertë që nëse LVV-së i duken shumë kërkesat e LDK-së janë të gatshëm të votojnë edhe qeverinë pas asnjë kompensim. Ai thotë se edhe votimi i Glauk Konjufcës ishte në këtë linjë.

Abdixiku thotë se për momentin VV-ja nuk e pranon vetëm kohëzgjatjen e kryaparlamentarit që do të vinte nga LDK-ja.