Abdixhiku publikon grafikën e rasteve të shëruara: Numri i rasteve aktive është në rënie

E publikuar: 06/05/2020 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku duke komentuar situatën momentale me COVID-19 dhe uljen e rasteve pozitive në të njëjtën kohë rritjen me të shëruar ka thënë se ky është grafikoni më i bukur që ka parë ndonjëherë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rezultatet e tanishme janë pasqyrë e vërtetë dhe këtij rezultati duhet t’i gëzohemi të gjithë, sepse është i të gjithëve.

Postimi i plotë:

Ky është grafikoni më i bukur që kam parë ndonjëherë. Dhe i fundit për Covid 19. Numri i rasteve aktive është në rënie të lirë. Rënia duket se është shumë më e shpejtë se ngritja; prandaj dalja nga vala e parë duket e poashtu e shpejtë. Të nisim me rimëkëmbje menjëherë.

Ndonëse nga kjo perspektivë gjërat shihen më lehtë, ndjejë jashtëzakonisht lehtësim për fundin e një tensioni të vërtetë. Kemi humbur mjaftë; kemi nevojë për një shënim të mirë.

Ditën që shënuam 73 raste të reja në ditë, ishim të dërrmuar. Jo pak komentatorë e panë si mundësi për tallje e goditje. Thuajse kjo betejë ishte selektive, e disave, jo e të gjithëve. Janë disa gjëra që thjeshtë s’përdoren për betejë. Rezultatet e tanishme janë pasqyrë e vërtetë; dhe këtij reuzultati duhet t’i gëzohemi të gjithë. Sepse është i të gjithëve.

Suksesi ynë kolektiv përveç se është gëzim, është edhe mësim. Kemi mësuar të gjithë. Këtë përvojë shpresoj të mos e përdorim më asnjëherë.

Vazhdoni me kujdes. Dëgjoni profesionistët e fushës. Ishin gjithëherë udhërrëfyesit tanë të vërtetë. Siguria me të cilën flisnin në secilin takim, jepnin zemër e vullnet për secilin prej nesh.