Abdixhiku kritikon ashpër LDK-në: Sa poshtë ka ra katundi

E publikuar: 23/03/2017 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Analisti Lumir Abdixhiku ka kritikuar Hazir Borovcin e LDK-së i cili tha se ka zhvilluar një bisedë të gjatë me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.
“Një sallë e tërë, ndërsa, nuk s’kuqet – por i duartroket. Lajmi s’është nga ato të “kukuneës”; është lajm i njëmendtë. E pikërisht për këso “serioziteti” kanë nevojë qytetarët e Prishtinës sot. Po shkojnë me kërkesat e kohës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Gjërat që s’mund ti ç‘dëgjosh:

– Në vitin 2017, një kryetar dege, i degës më të madhe të LDK-se në vend, thotë se ka zhvilluar një bisedë të gjatë me Presidentin e ndjerë Rugova – në varrin e të fundit paska ndodhur kjo bisedë.

Vazhdon, i shkreti, të dëftojë për pyetjet që u ishin bërë gjatë komunikimin me të. Thotë madje, për disa gjëra s’mund t’ju tregoj. I shpalosë pyetjet e marra, tregon për porosinë e dhënë, për rrugën që duhet ndjekë përpara; siç i vdekuri i kishte thënë.

Një sallë e tërë, ndërsa, nuk s’kuqet – por i duartroket. Lajmi s’është nga ato të “kukuneës”; është lajm i njëmendtë. E pikërisht për këso “serioziteti” kanë nevojë qytetarët e Prishtinës sot. Po shkojnë me kërkesat e kohës.

Poshtë ka ra katundi.

#tregimepolitike

#killmenow