Abdixhiku i revoltuar me deklaratën e deputetit të AAK’së për shëndetin e Mustafës

E publikuar: 05/07/2018 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i revoltuar me deklaratën e Shkumbin Demalijat, i cili tha se Isa Mustafa është sëmurë për shkak të skandalit të Bechtel-Enkas. “I bëj thirrje AAK’së që të distancohen nga kjo deklaratë skandaloze”, tha Abdixhiku.
Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demalija, në interpelancën e Kryeministrit për 53 milionët e Bechtel-Enka, e ka lidhur sëmundjen e Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës, pikërisht me këtë skandal. Ai, duke dashur ta bartë tërë përgjegjësinë për këtë humbje tek Qeveria paraprake, tha se “Isa Mustafa ka qenë në depresion pikërisht për këtë çështje…”.

“Isa Mustafa ka qenë në depresion pikërisht për këtë çështje…”, tha ai.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Lumir Abdixhiku, deputet i LDK’së.

“Në këtë debat po mundohet të jepet njëfarë figure e frikshme dhe pa shpjegua mirë se si u bonë 53 milion. I bëj thirrje AAK’së që të distancohet nga kjo deklaratë skandaloze dhe jonjerëzore për shëndetin e z. Mustafa”, tha ai.