Abdixhiku: Dialogu të udhëhiqet nga Qeveria, shteti s’është punë axhamizmi politik

E publikuar: 27/06/2019 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Dialogues.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se dialogu nuk mund të udhëhiqet nga askush tjetër pos nga Qeveria, shkruan lajmi.net.

“Ekipi u zhbë. Me të dhe ekipet me nipër, dajë e akraba. Jokushtetues të gjithë. Por Kosovës i mbetet ende Qeveria PAN. Kjo njollë kapjeje do të harrojej tashmë po të mos votohej buxheti gjashtë muaj më parë. Sot Kosova do të kishte një Qeveri të re që s’fshihet rrugicave të Evropës në takim me Serbinë, por që e ballafaqon atë mençur e botërisht”, ka shkruajtur ai.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Gjashtë muaj më parë, Ekipi Negociator i ishte kushtëzuar me votimin e buxhetit. Votimi i buxhetit i siguronte jetë Qeverisë PAN. Mosvotimi i tij nënkuptonte fund të skenës më të rëndë politike në vend. Buxheti ishte votuar. Në këmbim ishte ndërtuar një ekip me dhjetë burra e ca, që thonin se përfaqësonin Kosovën. Të dhjetë burrat bashkë s’përfaqësonin as 5-6% qytetarë. Kjo për ta kishte pak rëndësi.

Gjashtë muaj më pas – me inicitativë të përbashkët LDK dhe VV – siç dhe pritej nga secili me minimalisht dije për shtet, Ekipi Negociator u shpall kundërkushtetues. Dialogu s’mund të kontraktohet. Dialogu s’mund të delegohet. Dialogu s’mund të udhëhiqet nga askush tjetër veçse nga Qeveria. Shteti s’është punë axhamizmi politik. Punët e shtetit megjithatë kanë një rend.

Ekipi u zhbë. Me të dhe ekipet me nipër, dajë e akraba. Jokushtetues të gjithë. Por Kosovës i mbetet ende Qeveria PAN. Kjo njollë kapjeje do të harrojej tashmë po të mos votohej buxheti gjashtë muaj më parë. Sot Kosova do të kishte një Qeveri të re që s’fshihet rrugicave të Evropës në takim me Serbinë, por që e ballafaqon atë mençur e botërisht.