Abdixhiku: Beteja kryesore është çkapja e shtetit (Video)

E publikuar: 22/05/2017 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se i nominuari për kryeministër nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, ka prapa tij një ekip shumë të mirë.
Abdixhiku ka thënë në televizionin Rrokum se Hoti së bashku më ekipin e tij mbështetës po e kërkojnë votën për ta ndryshuar gjendjen në vend.

“Hoti si ministër ka qenë njëri prej më të sukseshmëve në Qeverinë e Kosovës, dhe kjo është garancia më e madhe për fitore”, ka shtuar ai.

Abdixhiku ka theksuar se beteja kryesore e koalicionit LDK-AKR-Alternativa është beteja me kapjen e shtetit, duke shtuar se ata nuk tregojnë muskuj, por thjesht duke dhënë e “punuar më mend”.