Abbott reagon pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiq: Të gjenden shpejt kryesit e veprës

E publikuar: 22/02/2021 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka dënuar rrahjen së djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq.

Ai ka kërkuar nga Policia që të gjejë sa më shpejt fajtorët derisa ka thënë se aktet të tilla janë të papranueshme pavarësisht kundër kujt ndodhin.

“Lajmi për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq është i neveritshëm çfarëdo qoftë motivi. Kësi lloj i dhunës, çoftë fizik apo verbal, është i papranueshëm kundër kujtdo, bur por është veçanërisht më shokues që i ka ndodhur një personi të ri.

Kërkoj nga Policia e Kosovës që të hetojnë incidentin shpejt dhe të gjejë ata që kanë iniciuar dhe kanë marrë pjesë në incident”, ka thënë ai.Djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur sot para shkollës ku ai vijon mësimin në fshatin Llapnasellë të Graqanicës.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.