Abbott: Më brengos dhuna mbi gazetarët – ata duhet të punojnë pa frikë

E publikuar: 24/03/2020 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dënuar sulmet fizike mbi gazetarët.

“Jam i brengosur që po dëgjoj për sulmet fizike mbi gazetarët në Kosovë. Gazetarët duhet të lejohen që ta kryejnë punën pa frikën e dhunës”, ka thënë Abbott,

“Britania e Madhe është e angazhuar rreth lirisë së medieve dhe mbrojtjes së gazetarëve anembanë botës”.

Kujtojmë se dje në Mitrovicën e Veriut është sulmuar një ekip i Gazetës Blic.