ABAZI: Thaçi ka shpenzuar miliona euro për ndarjen e Kosovës

E publikuar: 16/06/2020 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpenzua miliona euro për ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, dialogu në Bruksel është bërë pa strategji dhe me shumë gënjeshtra që e ka sjellur izolimin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Faceebook, pohon se, dialogu ia mundëson Vuçiqit dhe Serbisë që ta përplas Kosovën dhe shqiptarët me SHBA.

Ai tutje shprehet se presidenti Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë.

Postimi i plotë:

Rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet.

Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellur izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet.

Dialogu pa strategji e me qeveri ilegale në Ëashington DC ja mundësin Vucicit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA. Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë.

Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnie Herzegovinës dhe izolimin e shqiptarëve.