Abazi: Do ta merrja shtetësinë e Kosovës me gjithë qejf

E publikuar: 17/03/2016 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, ka folur për “Interaktiv” nga Tirana. Ai ka thënë se është kidnapuar nga Policia e Kosovës, e më pas duke mos i dhënë kohë fare as për të marrë rrobat e tij është deportuar nga Kosova për në Shqipëri.

Abazi ka thënë se është lënë i lirë në zonën neutrale mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe pse është konsideruar se ka qenë person i rrezikshëm për sigurinë në Kosovë, transmeton Koha.net.

Ai gjithashtu ka folur se nëse do të merrte shtetësinë e Kosovës.

“Do ta merrja shtetësinë e Kosovës me mjaft qejf në një qeveri të lirë e demokratike”, ka thënë Abazi.

Sipas Abazit, ai këtë rast nuk e ka hapur në institucionet e Shqipërisë sepse ka qenë i ngarkuar me intervista.