Abazi: Marrëveshja LVV-LDK duhej të arrihej në ditëlindjen e presidentit Rugova

E publikuar: 02/12/2019 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar situatën politike dhe takimet që po bëhen LVV-LDK, për arritjen e një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se nuk do të ishte keq nëse marrëveshja LVV-LDK do të arrihej në ditëlindjen e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke shtuar se as dita e nesërme nuk do të jetë keq.

Postimi i plotë:

Edhe ne ditëlindjen e Presidentit historik Rugova nuk kish qene keq me pas marreveshje por edhe neser nuk është keq, me rëndësi është që ditë të mira po vijnë e mundësia për punë të mëdha është para nesh. /