Abazi: Ka kaluar rreziku i ndarjes së Kosovës

E publikuar: 25/10/2019 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, i ftuar në Pressing të T7, ka thënë se rreziku i ndarjes së Kosovës ka kaluar.

“Unë mendoj se ka kaluar rreziku i ndarjës së territoreve”, është shprehur Abazi.

Ai tha se nga shtatori i vitit të kaluar, populli ka treguar se nuk lejon qeverisje tjetër brenda territorit të Kosovës.

“Në protestat 29 shtator të vitit të kaluar populli ka treguar se nuk lejon asnjë qeverisje tjetër brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Abazi.

Marrëveshjet e ngjashme, Abazi i ka quajtur të rrezikshme.

“Marrëveshjet nëpër skuta e dhoma të errëta janë të rrezikshme dhe kanë konsekuenca tepër të mëdha”, tha Abazi

Tutje, Abazi çështjen e kufirit e krahasoi me Kutinë e Pandorës.

“Loja me kufi është sikur hapja e Kutisë së Pandorës”, shtoi Abazi.