Abaaoud ishte pjesë e policisë sekrete të Isis

E publikuar: 27/01/2016 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Abdelhamid Abaaoud, i dyshuar si organizatori i sulmeve të 13 nëntorit në Paris, ishte gjithashtu një anëtar i policisë sekrete të Isis.

Lajmin e bëri të ditur televizioni francez BFM.

Në veçanti, ai ishte përgjegjës për dërgimin e vullnetarëve në Evropë për të kryer sulme.

Për ekzistencën e policisë sekrete të Isis, EMNI, folën disa xhihadistë francezë të kthyer nga Siria.