AAK të gatshëm për krijimin e institucioneve të reja

E publikuar: 01/08/2017 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar sot një takim me të parin e kësaj partie, kandidatin për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinajn.

Pas këtij takimi është theksuar se ata tashmë janë të gatshëm për proceset në konstituimin  e institucioneve të reja të vendit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i deputetit Pal Lekaj:

Takim me kolegët deputetë të AAK’s dhe me kryetarin Haradinaj. Një bisedë për proceset që na presin në konstituimin e institucioneve të reja, Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.