AAK s’përfshihet në qeverisje, mbetet e palëkundur në dy kërkesa

E publikuar: 22/11/2015 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mohuar se do të përfshihet në qeverisje, e se kreu i saj Ramush Haradinaj do të jetë në krye të saj.

“Njoftimet për gjoja do far ofertash për përfshirjen e AAK-së dhe liderit të saj Ramush Haradinajt, në qeverinë aktuale, janë spekulime”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Në reagim thuhet gjithashtu se AAK dhe opozita në Kosovë i kanë dy kërkesa, e ato janë heqja e dy marrëveshjeve, për demarkacionin dhe asociacionin.
“Koalicioni qeverisës duhet ta përmbushë këtë obligim që është edhe qytetar, dhe të vazhdojë me tema të tjera dhe pa pasur nevojë as për oferta e as për spekulime. AAK i ka hyrë kësaj beteje për një kauzë që është mbi çdo pushtet e jo për pazare politike”, ka shkruar Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së.