AAK s’frikësohet pse Veseli po nominohet për çdo ditë për Kryeministër

12.05.2019 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AAK s’frikësohet pse Veseli po nominohet për çdo ditë për Kryeministër

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj nuk sheh kurrfarë rreziku për Ramush Haradinajn pse Kadri Veseli po nominohet për Kryeministër për çdo ditë nga PDK’ja.

Deklaratat e nënkryetarëve të PDK-së për Veselin kryeministër, Nitaj i sheh krejtësisht të natyrshme.

“Është krejtësisht e natyrshme që një parti politike, në këtë rast PDK, ta nominojë kryetarin e partisë për kryeministër të ardhshëm. Po të ishte ndryshe, një parti politike as që do të ishte parti”, tha Nitaj në një përgjigje për Gazetën Express.

Sot, dy profile të larta brenda PDK-së, të dy nënkryetarë, Enver Hoxhaj dhe Hajredin Kuçi, sot paralajmëruan Kadri Veselin kryeministër të Kosovës.

Në një moment Hoxhaj tha se besimi i qytetarëve në shtet bëhet veç me Veselin kryeministër.

A është ky fillimi i fundit të Qeverisë Haradinaj?

Muharrem Nitaj nuk sheh asgjë dramatike nga deklaratat e zyrtarëve të PDK’së. I konsideron si fushatë për zgjedhjet partiake.

“Çdo vlerësim tjetër përtej kësaj, ne këtë e shohim si pjesë të fushatës për zgjedhjet partiake në PDK. Është e drejta e tyre të vleresojnë se me cilën “kauze” përfitojnë më shumë”, përfundoi ai.

Sidoqoftë, Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, e ka paralajmëruar ardhjen e Kadri Veselit në krye të Qeverisë. Ka thënë se fitorja e plotë e PDK’së dhe Veselit Kryeministër bëhet kur PDK do të fitojë edhe Prishtinën.

“Kryeministri i ardhshëm Veseli do të jetë edhe më i fort kur ta ketë qeverisjen edhe të Prishtinës”, ka thënë Kuçi, në Kuvendin Zgjedhor të PDK’së në Prishtinë.

Tjetri Zëvendës i Veselit në Parti, Enver Hoxhaj ka thënë se vetëm Shefi i PDK’së si Kryeministër e kthen besimin në shtet dhe te ndërkombëtarët pasi aktualisht Kosova është në pozitë të keqe.

“Shumë më pak ndërkombëtarë i besojnë Kosovën. Kjo gjendje rikthehet kur Kadri Veseli bëhet Kryeministër. Kjo kthehet kur Uran Ismailin e bëjmë Kryetar të Prishtinës”, ka thënë Hoxhaj, në Kuvendin Zgjedhor të PDK’së në Prishtinë.

Raportet ndërmjet PDK’së dhe AAK’së janë ftohur prej kur është hapur tema e kufijve.

Madje, Ramush Haradinaj, e ka pranuar se ka muaj që nuk është takuar me Kadri Veselin për të folur për punët në Qeveri përveç se ka cakrraur gotat në ndonjë organizim për dëshmorët ose nga ambasadat e huaja në Kosovë,

Prej se ka ardhur në pushtet, Ramush Haradinaj ka arritur t’i largojë nga disa pozita të rëndësishme zyrtarët e PDK’së si në ndërmarrje publike ashtu edhe nëpër pozita qeveritare e diplomatike. Gara se kush po merr kontrollin po vazhdon edhe nëpër institucione tjera përfshirë edhe Gjykatën e Tenderëve, KRPP’në.

Po ashtu, AAK ka arritur të fusë nën kontroll Agjencinë Kosovare të Pronës përmes ish-zyrtarit, Valon Tolaj.

Ka dërguar disa ambasadorë nëpër vende të ndryshme të cilët më parë ishin zyrtarë të lartë të AAK’së.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Armatimi i Serbisë nga Rusia shqetëson Kosovën

Armatimi i Serbisë nga Rusia shqetëson Kosovën

Lutfi Haziri i prerë: Më 3 gusht duhet të shkojmë me marrëveshje politike, ose atëherë unë do të kandidoj për kryetar të LDK-së

Lutfi Haziri i prerë: Më 3 gusht duhet të shkojmë me marrëveshje politike, ose atëherë unë do të kandidoj për kryetar të LDK-së

AAK për një kohë të shkurtër i merr dy ish-ministra partnerëve të koalicionit

AAK për një kohë të shkurtër i merr dy ish-ministra partnerëve të koalicionit

Partitë gati për konsultime, presin ftesën e Presidentit

Partitë gati për konsultime, presin ftesën e Presidentit

Haradinaj kërkon sqarime nga Kushtetuesja, fton partnerët në diskutim për “ngrohjen globale”

Haradinaj kërkon sqarime nga Kushtetuesja, fton partnerët në diskutim për “ngrohjen globale”

PDK në hall, se dinë a duhet të shkojnë nesër te Haradinaj

PDK në hall, se dinë a duhet të shkojnë nesër te Haradinaj

Qeveria tërheq nga miratimi projektligjin për rajonin e Ohrit

Qeveria tërheq nga miratimi projektligjin për rajonin e Ohrit

Johnson: Diskutojmë Brexit kur BE të ndryshojë qëndrim

Johnson: Diskutojmë Brexit kur BE të ndryshojë qëndrim

Çfarë po synon të fitojë LDK-ja duke i mbajtur të fshehur kandidatët për të parin e partisë?

Çfarë po synon të fitojë LDK-ja duke i mbajtur të fshehur kandidatët për të parin e partisë?

1080 besimtarë nga Kosova do të udhëtojnë në vendet e shenjta për kryerjen e haxhit

1080 besimtarë nga Kosova do të udhëtojnë në vendet e shenjta për kryerjen e haxhit

Refuzohet kërkesa për lirimin e Tomor Morinës, avokati beson në epilog pozitiv

Refuzohet kërkesa për lirimin e Tomor Morinës, avokati beson në epilog pozitiv

U kap me drogë, pranga, fishekë dhe sprej – një muaj paraburgim

U kap me drogë, pranga, fishekë dhe sprej – një muaj paraburgim

Për 72 orë, 89 aktakuza kundër 106 personave

Për 72 orë, 89 aktakuza kundër 106 personave

I refuzohet kërkesa për lirim ish-pjesëtarit të UÇK-së që u arrestua në Shkup

I refuzohet kërkesa për lirim ish-pjesëtarit të UÇK-së që u arrestua në Shkup

Në QKUK fillon vlerësimi i rrezikshmërisë në punë

Në QKUK fillon vlerësimi i rrezikshmërisë në punë

Hoxha në ekspozitën që sjell kujtime për 1024 fëmijët e vrarë nga serbët

Hoxha në ekspozitën që sjell kujtime për 1024 fëmijët e vrarë nga serbët