AAK-së: Qeveri mblidhi mendtë

E publikuar: 05/09/2015 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AAK, sot ka mbajtur një takim pune me kryetarët e degëve të partisë, ku i është bërë një analizë zhvillimeve në parti, si dhe pozicionimit që do të mbajë kjo strukturë politike në raport me disa procese të rëndësishme për vendin.
AAK me të gjitha degët e saj, do të vazhdojë të jetë e vendosur në mbrojtjen e interesit nacional e qytetar edhe në trajtimin e temave të mëdha, sic janë ASK, Demarkacioni dhe Gjykata Speciale…
Opozitarizmi i AAK-së në të tri këto tema, është i argumentuar dhe nuk ka për qëllim të hapë armiqësi as me Serbinë, as me Malin e zi e as Komunitetin Ndërkombëtar, por ajo do të vazhdojë të jetë e vendosur në kundërshtimin e cdo gjëje, që në cfarëdo forme, cenon funksioninim e shtetit të Kosovës.
Kjo parti do ta rrisë aktivizimin opozitar ndaj qeverisjes në të gjitha nivelet në Kosovë, e posacërisht për qeverisjen në nivelin qendror, e cila ka degraduar skajshëm dhe cilësia e saj e keqe nuk është garancë as për zhvillim e as për stabilitet politik.
Duke pasur parasysh, trendin në rritje të pakënaqësisë qytetare, AAK e fton qeverinë dhe institucionet qendrore të shtetit, që të reflektojnë dhe ta dëgjojnë zërin e pakënaqur qytetar, kjo derisa nuk është bërë tepër vonë.
Kryetarët e degëve të AAK-së, e kanë vlerësuar procesin zgjedhor në Parti, dhe kanë konstatuar se AAK po konsolidohet në një subjekt serioz politik dhe po krijon kapacitete shtesë, në mënyrë që të jetë e gatshme për sfidat e reja politike.