AAK: Ramush dhe Daut Haradinaj e kanë deklaruar pasurinë

E publikuar: 01/06/2015 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AAK reagon ndaj lajmit se Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj nuk kanë deklaruar pasurinë.
“Që të dy e kanë bërë me kohë dhe të detajuar deklarimin e pasurisë për personat zyrtarë. Kjo figuron edhe në dokumentacionin e Agjencionit Antikorrupsion të Kosovës.

Për këtë temë, që është raportuar ndryshe dhe me shpifje nga disa media e portale të vendit, konsiderojmë se duhet të reagojë edhe vetë Agjencioni Antikorrupsion i Kosovës, i cili duhet ta thotë të vërtetën dhe të konfirmojë se zyrtarët e përmendur të AAK-së kanë raportuar me kohë dhe siç duhet në AKK.

Megjithatë, nuk është hera e vetme që këto media dhe këto qarqe dezinformojnë dhe demonizojnë opinionin me lloj-lloj shpifjesh e etiketimesh në adresë të kryetarit Ramush Haradinaj, deputetit Daut Haradinaj dhe vetë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun, krahas këtij demanti i ka bashkëngjitur edhe vërtetimet e formularëve përkatës, që dëshmojnë se kryetari Ramush Haradinaj dhe deputeti Daut Haradinaj e kanë bërë deklarimin e pasurisë në AKK”, thuhet në reagim. /Telegrafi/