AAK: Po rritet pasiguria e qytetarëve

E publikuar: 30/03/2015 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e shqetësuar me shpeshtimin e vrasjeve në Kosovë.
Departamenti për Sundimin e Ligjit në AAK vlerëson se rikthimi i maskave dhe rritja e vrasjeve në Kosovë është tregues i rritjes së pasigurisë së qytetarëve në vend.

“Ky është edhe një tregues i mosfunksionimit të shtetit ligjor, mungesës së efektivitetit institucional dhe të pranisë së madhe të armëve ilegale. Qeveria e Kosovës duhet të veprojë menjëherë dhe fuqishëm. Përgjegjësia finale për sigurinë e shtetasve të vet bie mbi Qeverinë dhe politikat e saj”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.