AAK paralajmëron protesta të dhunshme kundër Asociacionit

31.08.2015 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AAK paralajmëron protesta të dhunshme kundër Asociacionit

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po vazhdon të kundërshtohet ashpër nga partitë opozitave.

Ajo e cila është më e zëshmja në këtë drejtim është Vetëvendosja e cila ka paralajmëruar edhe protesta të dhunshme për ta kundërshtuar këtë Asociacion.

E përkrah saj qëndron edhe AAK-ja. Zëdhënësi i kësaj partie Muharrem Nitaj ka thënë për Indeksonline se AAK ka plot arsye për të kundërshtuar dhe për të protestuar kundër implementimit të marrëveshjes për Asociacionin, kështu siç është.

“E para ne nuk e kundërshtojmë Asociacionin në koncept, por e kundërshtojmë kështu siç është. Kundërshtimet tona kanë të bëjnë me faktin se korniza ligjore për krijimin e Asociacionit, hapë shtegun e krijimit të një strukture kuazi shtetërore që do të ushtrojë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Nitaj.

Nitaj më pas ka shtuar se përse niveli i pushtetit në komunat me shumicë serbe, nga ai komunal që është aktualisht, shndërrohet në pushtet kolektiv të tyre për disa fusha, që nuk mund të jenë në kompetencë të Asociacionit.

“Pse me marrëveshjen për Asociacionin, kësaj strukture i mundësohet që të propozojë ligje dhe të paraqitet si palë e autorizuar në sistemin e drejtësisë, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Kjo d.m.th se në një situatë të tillë, duhet të ndërrohet Kushtetuta, sepse në asnjë nen të saj, nuk parashihet që Asociacioni mund të jetë palë e autorizuar për të mbrojtur këto kompetenca ligjore apo kushtetuese. Element tjetër kontestues është fakti se punonjësit e administratës së Asociacionit do të jenë shërbyes civilë, status ky që ju njihet vetëm organizatave shtetërore ose publike”, ka theksuar Nitaj, duke shtuar më pas se krejtësisht në fund, nuk mund ta pranojmë të drejtën e Asociacionit, për të pasur në pronësi ndërmarrje që ofrojnë shërbime publike, e drejtë kjo që ju takon vetëm autoriteteve qendrore, apo komunave.

Nitaj ka theksuar se këto janë vetëm disa nga arsyet se përse AAK-ja, e kundërshton Asociacionin dhe për këto arsye do të jetë pjesë e kundërshtimit publik apo politik, duke përfshirë edhe protestat.

Ai ka shtuar më pas se nuk e kundërshtojnë “Zajednicën”, me çdo kusht, i kundërshtojnë kompetencat që i janë dhënë asaj.

“Në momentin që do të hiqen këto kompetenca, kauza është e përfunduar. Ne do të zgjedhim edhe forma edhe mjete për ta kundërshtuar, kjo derisa të mos i hiqen elementet që e rrezikojnë shtetin e Kosovës. A do të bëhet kjo përmes statutit të Asociacionit që pritet të miratohet, apo Gjykatës Kushtetuese, kjo është pak e rëndësishme”, theksoi Nitaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ramush Haradinaj vjen me një prognozë për Qeverinë Kurti

Ramush Haradinaj vjen me një prognozë për Qeverinë Kurti

Mbante në shtëpi flamurin e ISIS, 22 vite burg për emigrantin shqiptar në New York

Mbante në shtëpi flamurin e ISIS, 22 vite burg për emigrantin shqiptar në New York

Rama i kthehet Vuçiçit: Si mundet dikush të mohojë një krim lufte të mirëdokumentuar?

Rama i kthehet Vuçiçit: Si mundet dikush të mohojë një krim lufte të mirëdokumentuar?

Kërkoi azil politik, largimi i Agron Tufës sjell reagime në Shqipëri

Kërkoi azil politik, largimi i Agron Tufës sjell reagime në Shqipëri

U tha se Edi Rama i kërkoi Veliajt të lyente shkallën, kryebashkiaku sqaron një herë e mirë situatën

U tha se Edi Rama i kërkoi Veliajt të lyente shkallën, kryebashkiaku sqaron një herë e mirë situatën

Vetëvendosje deklarohet për takimin mes Sveçlës dhe Gjuriqit

Vetëvendosje deklarohet për takimin mes Sveçlës dhe Gjuriqit

Gruaja vendos kamerë të fshehtë për ta dëshmuar dhunën, burri kapet duke e rrahur brutalisht

Gruaja vendos kamerë të fshehtë për ta dëshmuar dhunën, burri kapet duke e rrahur brutalisht

Çfarë kërkon Xhelal Sveçla në takim me Gjuriqin në Tiranë?

Çfarë kërkon Xhelal Sveçla në takim me Gjuriqin në Tiranë?

​Kurti: Nëse s’merremi vesh me LDK’në, vendi shkon në zgjedhje

​Kurti: Nëse s’merremi vesh me LDK’në, vendi shkon në zgjedhje

BE-ja thotë se 99-a s’mohohet, SHBA-ja kërkon kthim në dialog

BE-ja thotë se 99-a s’mohohet, SHBA-ja kërkon kthim në dialog

Debatet për masakrën e Reçakut, reagon Ambasada e SHBA: E papranueshme retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë

Debatet për masakrën e Reçakut, reagon Ambasada e SHBA: E papranueshme retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë

Zyberaj këshilltari i Pacollit: Ja identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak

Zyberaj këshilltari i Pacollit: Ja identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak

Enver Hoxha, mjeku që përmes fotografive ekspozoi krimet e luftës në Kosovë

Enver Hoxha, mjeku që përmes fotografive ekspozoi krimet e luftës në Kosovë

Johnson dhe Corbyn kanë zhvilluan debatin e fundit televiziv para zgjedhjeve

Johnson dhe Corbyn kanë zhvilluan debatin e fundit televiziv para zgjedhjeve

Infantino i shqetësuar: Pres thirrjen e FFK-së për ndërhyrje

Infantino i shqetësuar: Pres thirrjen e FFK-së për ndërhyrje

Përreth liqenit të Batllavës kërkohet kujdes i përhershëm i hapësirave

Përreth liqenit të Batllavës kërkohet kujdes i përhershëm i hapësirave