AAK nuk pajtohet me dorëheqjen e Blerim Kuçit

E publikuar: 05/01/2019 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi me 23 janar të vitit të kaluar kishte deklaruar se nëse deri në fund të vitit 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.

Në lidhje më këto deklarata Kuçi në një prononcim për kallxo dje tya se e ka bërë kërkesën tek Grupi Parlamentar i AAK-së dhe se pritet të shqyrtohet.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se deputeti Blerim Kuçi ka ofruar me shkrim në parti dorëheqjen e tij, mirëpo siç deklaroi ai, Kryesia e AAK-së ende nuk ka marrë vendim.

E pavarësisht dorëheqjes së ofruar, Selmanaj tha se deklarata publike e Kuçit për ofrimin e dorëheqjes ka pasur të bëj vetëm me përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës.

“Ne të gjithë e dimë që Kosova i ka përmbushur kriteret sipas vlerësimit të BE-së. Kështu që nuk mbetet përgjegjësia apo faji as te parlamenti, as te Kosova në këtë rast që nuk janë liberalizuar vizat”, ka theksuar ai.

Problematikë tjetër e pranimit të kësaj dorëheqje nga ky deputet, sipas Selmanajt është edhe mandati i skaduar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili ka mbetur peng i mos emërimit të anëtarëve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.