AAK nuk kandidon për zgjedhjet në Veri

E publikuar: 17/04/2019 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), nuk do të ketë kandidatura për zgjedhjet që do të mbahen në Veri të vendit.
Kjo u bë e ditur në rrjetin social Facebook të kësaj partie.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e përkushtuar që procesi i zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, të jetë konform standardit të normave demokratike dhe në përputhje me rregullat e përcaktuara me ligj për zgjedhje të lira e të ndershme”.

“Pas konsultimeve të zhvilluara me udhëheqjet e Degëve tona në këto komuna, AAK ka marrë vendim që të mos ketë kandidatura në këto zgjedhje dhe votuesit e saj, do të jenë krejtësisht të lirë të mbështesin kandidatë më të mirë, pavarësisht përkatësisë së tyre politike e partiake”, shkruhet në postimin e AAK-së.