AAK nuk e akrediton asnjë program Bachelor të Fakultetit të Arteve

E publikuar: 01/09/2015 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia për Akreditim e Kosovës, e drejtuar nga ana e Ferdije Zhushi- Etemit, e ka ndëshkuar rëndë Fakultetin e Arteve, duke mos ia akredituar programet ne Bachelor. Lajmin e ka bërë të ditur profesoresha e këtij fakulteti, Besa Luzha. Ajo në një shënim në Facebook ka thënë se nuk i dijnë arsyet për këtë mos akreditim të programave. Madje, ajo thotë se ende nuk e kanë parë as raportin final të kësaj agjencie.

Lexojeni të plotë shënimin e saj:

Agjensioni i Akreditimit i Kosoves, e ka denuar nje nje menyre, kolektivisht Fakultetin e Arteve, duke mos ia akredituar programet e Bachelor. Arsyet ende nuk i dime, sepse raportin final si duket ende nuk e ka pa askush, e as vendimin per mos-akreditim dhe arsyetimin per nje vendim te tille nuk e kemi, ne menyre qe te angazhohemi si staff per te adresuar verejtjet. Duke qene se kam qene vete personalisht e angazhuar ne pergaditjen e dokumenteve per programet ne Degen e Muzikes, dhe nje pergjegjesi me direkte e kam pase ne drejtimin e Pedagogjise se Pergjtihshme Muzikore, mund te them me plot pergjegjesi, se programet jane mbi 90% po ato qe jane ende sot ne funksion. Gjate ri-aplikimit kemi bere vetem disa korrigjime te vogla ne numer te kredive ose harmonizimin e numrit te kredive per lendet e ngjajshme etj. Programet ne degen e Muzikes jane hartuar duke u mbeshtetur ne pervojen e meparshme(prej 1975 kur eshte hape Dega e Artit Muzikor) dhe duke krahasuar modelet e Universiteteve dhe programeve te studimit muzikor ne Ljubljane, Zagreb, Graz dhe Vjene.

Studimet e muzikes jane shume tipike dhe “konservative” ne kuptimin qe nuk ndryshojne ne menyre drastike. Dihet, si behet pergaditja e nje violinisti, pianisti, kompozitori e dirigjenti dhe nje pedagogu te muzikes.

Universitetet ne vendet ne zhvillim kane shkuar pertej natyrisht duke kombinuar edhe hulumtimin artistik, duke bere inovacione ne kuptim te stileve, zhanreve dhe programeve nder-disiplinore, por ne nuk mund ti realizojme ato me

1) stafin qe kemi ne dispozicion(sidomos pasi figurat kyce te studimeve muzikore pothuaj jane pensionuar tashme dhe kriteret qe kerkojne studime doktorate per te qene staf ne UP, po pamundesojne freskimin dhe plotesimin e stafit mesimdhenes);

2) buxhetin qe kemi ne dispozicion nga UP per infrastrukturen dhe mjetet mesimore ( studimet artistike jane te shtrenjta dhe kerkojne salla, instrumente muzikore, librari me mundesi degjimi…kurse ne as objektin nuk e kemi funksional, Dega e Muzikes ka vetem salla mesimi, instrumente te vjetra dhe tabele e shkumes!)

3) Menyren e funksionimit /menaxhimit brenda Fakultetit e cila kerkon bashkepunim nga poshte-lart, bashkepunim ne mes te degeve dhe programeve te studimit e cila eshte pike e dobet ne Fakultetin tone

Perkunder ketyre sfidave, Fakulteti i Arteve ka qene bartes i jetes artistike ne Kosove, bile edhe ne kohe te veshtira kur jemi perzene nga objekti dhe jemi privuar nga mundesia per studim te mirefillte, dhe vazhdon te jete institucioni qe ofron pjesen me te madhe te artit dhe te kultures qe prodhohet ne vend e per te cilat krijime,prezantime kane marre cmime nderkombetare e vleresim nderkombetar.

Konsideroj pra se ka shume vend per permiresim te funksionimit te institucionit dhe organizimit te punes dhe studimeve ne Fakultetin e Arteve, por kjo ka te beje me akreditimin institucional, dhe asesi me programet e studimeve. Profesoret tane, mund te mos dijne ti shkruajne ne shqip ose anglisht mire rezultatet e te nxenit apo syllabuset ne terminologjine dhe formatin e kerkuar, qe eshte nje teme tjeter, por se ata dijne te kompozojne, te pergadisin pianiste, violiniste, flautiste , kompozitore, kengetare te suksesshem e mesimdhenes te muzikes deshmohet me kontributin me veprimtarine e tyre shumevjecare ne dimension nderkombetar.

Prandaj ftoj te gjitha palet e involvuara, Ministrine e Arsimit, Rektoratin, Agjensine e Akreditimit, dhe Menaxhmentin e Fakultetit te Arteve qe urgjentisht te ulemi dhe te shohim cilat jane arsyet, dhe si ti adresojme ato. Ky institucion nuk e meriton nje denim te tille kolektiv nga Agjensioni, kur dihet se jane akredituar shume programe te tjera qe kane nje kualitet teper me te dyshimte ne krahasim me programet e ofruara per vite me radhe nga Fakulteti i Arteve.