AAK nesër hap fushatën në Prishtinë

E publikuar: 22/09/2017 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nesër në orën 14:00 , në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbajë manifestimin qendror të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Me këtë rast do të bëhët prezantimi i të gjithë kandidatëve të kësaj partie, për kryetar komunash.

Fjalën e hapjes në këtë tubim do ta mbajë Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj.

AAK, në këto zgjedhje garon me 25 kandidatë për kryetar komunash dhe me rreth 850 kandidatë për asamble komunale.