AAK në një vijë me LDK-në, refuzon paktin e Veselit kundër korrupsionit

E publikuar: 03/09/2019 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka prezantuar një Pakt Kundër Korrupsionit, ku i ka bërë thirrje të gjitha partive që ta nënshkruajnë atë.

Mirëpo, nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, në një prononcim për lajmi.net, ka lënë të nënkuptohet se nuk do ta nënshkruajnë një pakt të tillë.

“Si nënkryetare e partisë mendoj se kush a e solli korrupsionin. Unë kam veç një pyetje, kush na e solli korrupsionin?”, u shpreh ajo.

Theksojmë se AAK-ja u bë pjesë e Qeverisë së kaluar falë koalicionit që bëri me PDK-në, ku kryeministri i takoi këtij subjekti politik.

Mirëpo, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, më 19 korrik të këtij viti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas presionit të ndërkombëtarëve, por Haradinaj në një konferencë kishte deklaruar se jep dorëheqje të parevokueshme pasi që ishte ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Paraprakisht kundër këtij pakti janë shprehur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.