AAK-ja prish koalicionin me AKR-në në Mitrovicë

E publikuar: 04/02/2019 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka prishur koalicioni me Aleancën Kosova e Re (AKR) në komunën e Mitrovicës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vlerësuar se AKR-ja ka mungesë të vullnetit për bashkëpunim.

Këtë e ka bërë të ditur AAK-ja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pas tentimeve të shumta për të harmonizuar qëndrimet dhe programin e AAK-së në këtë Komunë, është vlerësuar se AKR ka mungesë të theksuar të vullnetit për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e AAK-së, përcjell lajmi.net.

“Zhvillimet e javëve të fundit në Mitrovicë kanë qenë vendimtare në marrjen e këtij vendimi. AAK mbetet e përkushtuar për qeverisje të mirë si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal”, thuhet tutje.