AAK me fotografi rikujton masakrat e serbëve në Kosovë(Foto)

E publikuar: 23/01/2017 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kujdes pamjet janë të rënda, nuk rekomandohen për personat me shëndet të ligë

Serbët kanë kryer holokaust ndaj shqiptarëve dhe nuk po e përballojnë dot humbjen ndaj Kosovës, është thënë sot në konferencën shkencore të organizuar nga AAK, njofton Klan Kosova.

Konferenca shkencore e cila u mbajt gjatë ditës kishte temën me titull ‘’Gjenocidi serb në Kosovë’’.

Fitnete Ramosaj është autore ekspozitave jo të pakta në numër, sa i përket luftës së fundit të Kosovës të vitit 1998-1999, ku mijëra shqiptarë janë vrarë dhe janë masakruar, madje mbi një mijë ende kanë mbetur të zhdukur dhe sot e atëherë nuk dihet se ku gjenden eshtrat e tyre.

‘’Serbia spo mund ta perballojë humbjen që ka pas në Kosovë, sidomos në Dukagjin aty ku ishte komandant Ramush Haradinaj, e për këtë Serbia ende mban fletarrest për Haradinajn’’ është shprehur Ramosaj.