AAK fiton në dy komuna, në gjashtë të tjera shkon në balotazh

E publikuar: 23/10/2017 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deçanit dhe Junikut, ndërsa në balotazh është në Obiliq, Suharekë, Gjakovë dhe Rahovec, Istog, Klinë.

Agron Kuçi nga AAK-ja ka fituar në Junik me 58.40 %, ndërsa në Deçan, Bashkim Ramosaj ka fituar 63.91 %.

AAK shkon në balotazh në shtatë komuna.

Obiliq: Xhafer Gashi nga AAK ka 49,26% dhe në balotazh shkon me Mehmet Krasniqin nga LDK-ja, që ka 27.46 %.

Suharekë: Bali Muharremaj nga AAK ka 39.98 dhe në balotazh shkon me Sali Asllanaj nga LDK-ja që ka 33.93 %.

Gjakovë: Ardian Gjini ka 40.63 % dhe shkon në balotazh me Mimoza Kusarin-Lila që ka 31.69 %.

Rahovec: Smajl Latifi nga AAK ka 33.40 % dhe shkon në balotazh me Ibrahim Kryeziun e LDK-së që ka 20.45 %.

Istog: Gani Dreshaj nga AKK me 37.23 dhe garon në balotazh me Haki Rugovën e LDK-së, me 43.54 %.

Klinë: Zenun Elezaj nga AAK me 26.16 % dhe garon në balotazh me Sokol Bashotën e PDK-së me 36.80 %.