AAK e vetme në takim me rininë në Pejë, nuk shkon VV dhe Nisma

E publikuar: 11/02/2016 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk do të marrin pjesë sot në takimin që ishte paraparë të mbahet me rinin e komunës së Pejës, të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas një njoftimi të AAK-së, Ymeri i VV-së dhe Limaj i Nismës nuk do të marrin pjesë në këtë takim për shkak të angazhimeve që ka opozita.

Në takim me rinin do të marr pjesë vetëm kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili pastaj do të ketë takime me qytetarët në Qyshk dhe Vitomiricë.