AAK e cilëson të tmerrshme gjuhën e kryeministrit ndaj opozitës

E publikuar: 27/12/2016 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministri Isa Musa i cili ka thënë se Pal Lekaj e Marko Gjuriq flasin gjuhë rrugaçësh.

Në reagimin e AAK-së thuhet së është e tmerrshme gjuha e kryeministrit ndaj përfaqësuesve opozitar.

Kjo parti vlerëson se gjuha e ashpër e Mustafës ndaj opozitës nuk mund të shëndërrohet mburojë për dështimet e kryeministrit dhe partisë së tij.

“Është e tmerrshme kur Kryeministri i vendit, një opozitar e quan rrugaç, një tjetër bisht kali, një të tretë gomar, vrasës apo edhe me keq…ndërsa për gratë flet si me pas qenë hyrijat e haremeve”.

“Gjuha ofenduese e Isa Mustafës dhe e LDK-së, kundër Pal Lekajt dhe opozitarëve të tjerë, nuk mund të shndërrohet në mburojë të dështimeve të Isa Mustafës e as të LDK-së”, thuhet në reagimin e AAK-së.