AAK: Asociacioni në Kushtetuese “yrrnek i Isës dhe Hashës”

E publikuar: 05/09/2015 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dërgimi i dekretit për Asociacionin e Komunave Serbe nga Qeveria e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese, nga opozita dhe shoqëria civile po shihet si një praktikë që nuk do të duhej ndjekur, meqë një gjë të tillë do të duhej ta bënte Kuvendi i Kosovës, si organ ligjvënës në vend.
Një zyrtarë brenda Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë dashur të mbesin anonim, kanë bërë të ditur për KosovaPress se ende nuk është hartuar draftë koncept-dokumenti lidhur me këtë dekret.

Ai, duke mos dhënë ndonjë datë, ka thënë se drafti lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe do të dërgohet në Kushtetuese atëherë kur të jetë gati.

Për dërgimin e kësaj lënde në kushtetuese ka kundërshti dhe dilema nga ana e opozitës dhe shoqërisë civile, sipas të cilëve dërgimi i kësaj lënde përbënë një praktik që nuk është ndjekur deri më tani dhe se dëshmon për mos përfillje të Kuvendit nga ana e Qeverisë.

Opozitarët thonë se ata që nënshkruan këto marrëveshje do të duhej paraprakisht të ishin të bindur se po nënshkruanin marrëveshje që nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, e jo pasi të nënshkruanin diçka ta konsultojnë aktin më të lartë juridik të shtetit.

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje tha se marrëveshja e 26 gushtit është e dëmshme për Kosovën dhe duke e qenë e tillë, qeveria nuk është në gjendje që të njëjtën ta dërgoj para deputetëve dhe Kuvendit.

Sipas tij, kjo që po pritet të ndodh me dërgimin e këtij dekreti qeveritar e me shmangien që po i bëhet kuvendit nuk duhet pranuar.

“Për shkak të dëmit që shkakton kjo marrëveshje, këta nuk janë në gjendje ta sjellin këtë marrëveshje në kuvend, aty ku do të duhej të debatohej fillimisht dhe të votohej çfarëdo marrëveshje ndërkombëtare. Nën këtë presion duke u shndërruar në agjent të interesit serb në Kosovë, Qeveria e Kosovës po e dëmton interesin vital duke i dhënë 30 për qind të territorit dhe po e ushqeninteresin serb, duke degraduar demokracinënë vend dhe duke i cenuar institucionet. Kjo është e papranueshme dhe ndaj saj duhet reaguar në të gjithë format qytetare”, tha Hoxha.

Dërgimi i këtij dekreti nga ana e Qeverisë në kushtetuese, sipas tij, është një precedent që po ndodh, pasi që për të arsyetuar arritjen e një marrëveshje të re nuk mund të referohesh në të kaluarën.

Hoxhasikurse bashkëpartiakët e tij sërish ka bërë ftesëqë të kundërshtohen këto marrëveshje përmes mobilizimit qytetar duke protestuar. Kjo sipas tij, do të detyronin zyrtarët qeveritarë që të largohen nga pozicionet që kanë ose nga vendet e tyre të punës.

Në AAK thonë se është e çuditshme se si vet qeveria që është nënshkruese e marrëveshjes për Asociacionin, e dërgon të njëjtën marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj përmes emailit për KosovaPress tha se qeveria do të duhej se para të nënshkruanin këtë marrëveshje të ishin të bindur se po nënshkruan marrëveshje që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Ata do të duhej që para se ta nënshkruanin të ishin bindur se nuk po nënshkruajnë diçka që mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën. Por meqë janë të bindur se Asociacioni është në kundërshtim me Kushtetutën, ata provojnë që me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të dekretit për Asociacionin, ta heqin fajin nga vetja dhe nesër të shpërlahen para popullit se ashtu ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Ky ‘yrrne’” është i paparë dhe është “made in Isa&Hasha”, tha Nitaj.

Ndërsa, Jetmir Bakija nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se dërgimi i dekretit qeveritarë nga ana e vet qeverisë nuk është një praktik e cila do të duhej ndjekur, meqë një gjë të tillë do të duhej ta bënte Kuvendi i Kosovës si organ ligjvënës në vend.

Mirëpo ajo që për Bakin mbetet më e rëndësishme është fakti se çfarë dekreti do të dërgoj Qeveria në Kushtetuese.

“Pika 21 thotë që qeveria me dekret do të miratoj statutin e këtij asociacioni, bashkësie. Mirëpo ne duhet ta shohim se çfarë lloj dekreti do ta shqyrtoj Gjykata Kushtetuese. Pra, a do të jetë statuti i këtij asociacioni që është me shumë rëndësi sepse aty definohet gjithçka për këtë asociacion të komunave, e jo vetëm me marrëveshje. Marrëveshja është vija kufizuese prej nga nuk mund të devijoj statuti”, tha Bakija.

Sipas tij, marrëveshja e arritur së fundmi në Bruksel lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovës, ka dal jashtë marrëveshjes së 19 prillit, dhe për këtë do të duhej që Kuvendi ta dërgonte këtë dekr et qeveritarë në Kushtetuese.

“Kuvendi gjithsesi si institucioni më përfaqësuesduhet të jetë i involvuar në një çështje kaq politike. Ta kemi, Mos ta merr edhe barrën qeveria për diçka që po duket të jetë jashtë marrëveshjes së 19 prillit. Çdo pikë e kësaj marrëveshje dhe statuti që bëhet për të, duhet të aprovohet nga Gjykata Kushtetuese , duhet të shqyrtohet se a do të aprovohet mbetet pikëpyetje dhe duhet ta marrëratifikim në kuvend”, tha Bakija.

Ndryshe, delegacioni i Kosovës ka arritur me 26 gusht të nënshkruaj në pako katër marrëveshje të reja me Serbinë, në mesin e të cilave është edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, marrëveshje që kishte nxitur reagime e aksione nga ana e opozitës./kp/