A vdes njeriu duke u masturbuar? Ja çfarë thonë ekspertët

E publikuar: 07/04/2018 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga ekspertët më të njohur në Gjermani, Frank Somer, thotë se njeriu nuk mund të vdesë kurrë përmes masturbimit.

“Por në rastin ekstrem, nëse e marrim të vërtetë që ka masturbuar kaq shumë, atëherë bëhet fjalë për një sforcim të jashtëzakonshëm kardiovaskular. I gjithë masturbimi i ka shkuar direkt në zemër dhe kjo është shumë për një të ri,” thotë Somer.

A mund të masturbojë një njeri kaq shumë?

“Po, nëse kjo e gjitha do ishte kaq e vërtetë, mund të thuhet se është bërë një sforcim i madh. Kuptohet që pas çdo masturbimi prodhohet spermë. Por nëse masturbon 42 herë, atëherë edhe sperma mbaron. Më pas ajo nuk del,” thotë eksperti.

Se kur një njeri është i sëmurë nga masturbimi, këtë e kupton jo nga sasi e masturbimit, por kur nuk e heq dot mendjen nga seksi dhe masturbimi, thotë eksperti gjerman.