A rrezikohet zgjerimi i BE-së pas zgjedhjeve Parlamentare?

27.05.2019 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
A rrezikohet zgjerimi i BE-së pas zgjedhjeve Parlamentare?

Rezultatet e zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, sipas përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës kanë hequr dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kurse sipas analistëve të çështjeve të integrimeve evropiane, gjatë mandatit pesëvjeçar të këtij Parlamenti të sapo zgjedhur, nuk pritet që të ketë anëtarësim të ndonjë shteti të ri në Bashkimin Evropian.

Bazuar në rezultatet e para, partitë pro evropiane (Partia Popullore Evropiane dhe Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve) kanë fituar shumicën e ulëseve në Parlamentin Evropian.

​Ministrja e Integrimeve Evropian në Qeverinë ë Kosovës, Dhurata Hoxha në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Bashkimin Evropian tregojnë se Parlamenti nuk do ta ketë fuqinë vendimmarrëse, sikur përbërja e mëhershme që dominohej nga partitë popullore, pasi që siç thekson ajo, ‘është bërë realitet rritja e krahut euroskeptik në Itali dhe Francë’.

Megjithatë, ajo shton se votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian.

“Rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, megjithatë nuk rrezikon projektin e zgjerimit, andaj, presim të ketë avancim të procesit. Procesi i zgjerimit, me shumicën pro-BE-së në Parlamentin Evropian, shpresojmë të sjellë afatet e përcaktuara kohore dhe heqjen e dyshimit për vlerën e integrimit evropian, duke marrë në konsideratë gatishmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e vlerave të BE-së”, thekson Hoxha.

​Parlamenti Evropian përbën organin ligjvënës të BE-së. Ai përbëhet nga 751 deputetë, që zgjedhen drejtpërdrejtë nga votuesit evropianë çdo pesë vjet.

Këta ligjvënës në Bruksel dhe Strasburg, përfaqësojnë interesat e qytetarëve të BE-së nga 28 vendet anëtare. Një nga rolet kryesore të Parlamentit është miratimi i ligjeve të propozuara nga Komisioni Evropian.

Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë për Radion Evropa e Lirë, se nuk pritet që brenda këtij mandati të Parlamentit të ri evropian të këtë ndonjë vend anëtar të ri në BE.

“Maksimumin çka mund të presim është që Kosova të fitojë statusin e kandidatit në BE dhe kjo vetëm nëse tregohet më serioze në rrugën e saj drejt reformave evropiane. Serbia do të varet shumë nga pozicioni dhe arritja e marrëveshjes me Kosovën që eventualisht t’i afrohet edhe më shumë rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria dhe Maqedonia mund të hapin negociatat dhe të fillojnë negocimin e kapitujve. Pak a shumë ky është një rrumbullakim i përgjithshëm i zgjedhjeve”, thotë Kryeziu.

Ai shton se në zgjedhjet në Parlamentin Evropian populistët janë rritur, por siç thekson Kryeziu, nuk janë fuqi që do të diktojnë vendimmarrjen brenda BE-së, pasi që liberalët, demokratët, socialdemokrat dhe Partita Evropiane do të mbesin me 68 për qind të votave dhe të cilat janë pro konceptit që promovon Bashkimi Evropian.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilir Deda, në rrjetin social Facebook ka shkruar se bazuar në rezultatet e para të zgjedhjeve në BE mund të theksohet që politika e BE-së, apo mungesa e saj, ndaj Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund më të fshihet pas frikës nga e djathta ekstreme, e cila siç thotë ai, pësoi debakël.

“Përkundrazi, me rezultatet e shkëlqyeshme të të gjelbërve dhe liberalëve e demokratëve, politika e zgjerimit duhet të konkretizohet dhe afatizohet. BE-ja duhet të jep ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë. E kjo ofertë duhet të përmbajë edhe kushte rigoroze për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor; qeverisje demokratike e media të lira, çkapje të shtetit dhe sundim të ligjit, luftë të njëmend të korrupsionit, drejtësi e barazi, si dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik”, ka shkruar Deda në Facebook.

Strategjia e re e zgjerimit të BE-së ka parashikuar afate kohore vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, sipas së cilës, këto dy vende mund të anëtarësohen në BE diku në vitin 2025. Përderisa vendet tjera si Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova janë përfshirë në Strategjinë e Zgjerimit, por pa ndonjë afat kohor për anëtarësim.

​Kosova mbetet vendi i fundit i rajonit në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Kosova deri më tani ka të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), e cila është marrëveshja e parë dhe e vetme kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016.

Lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, është potencuar vazhdimisht nga ekspertët dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian se autoritetet e Kosovës, nuk kanë arritur të bëjnë një planifikim të mirëfilltë për shfrytëzimin e fondeve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Gjithashtu, në kuadër të agjendës evropiane, nga 22 reformat kyçe që dalin nga MSA-ja dhe që ishin paraparë të përfundojnë në vitin 2017, deri më tani thuhet se janë adresuar vetëm pesë prej tyre.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK