A po paralajmëron nënkryetarja e VV-së zgjedhje të reja

E publikuar: 04/12/2019 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Takimi i fundit në nivel të liderëve të VV-së e LDK-së që rezulutoi pa marrëveshje koalicioni ka ngritur pak tensionet në mes të dy partive, raporton Gazeta Express.

Derisa Agim Veliu nënkryetar i LDK-së, në një bisedë për Express tregoi kushtet e partisë së Isa Mustafës, e solli në tavolinë të diskutimit një ofertë të re për VV-në, këta të fundit iu përgjigjen në emisionin Pressing në T7.

Glauk Konjufca, njeriu i dytë më i votuar në Vetëvendosje, pas Albin Kurtit tha se pozita e presidentit është e padiskutueshme.

Pak minuta më vonë, të njejtit do të ju përgjigjej përmes një shkrimi në Facebook, Lumir Abdixhiku i LDK-së, që i ka quajtur deklaratat e Konjufcës të pamatura.

Nga partia e Albin Kurtit ka reaguar edhe nënkryetarja e VV-së Fatmire Kollçaku që ka shkruar në Facebook se VV do të merrte 51%, në rast se vendi do të shkonte përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“51%, nuk ka tjetër”, ka shkruar Kollçaku.