A mund të shkojmë tani në shtëpi? Pamje që tregojnë burrat “e lodhur” duke pritur gratë – derisa bëjnë pazar! (Foto)

E publikuar: 14/03/2018 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e njerëzve janë “ftuar” për të blerë gjëra kundër vullnetit të tyre, në shumë raste, sidomos nga partnerët/partneret e tyre.

Dhe për ta dëshmuar “gjendjen e tyre”, përcjell Telegrafi, në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi që tregojnë kryesisht burrat, të cilët duken “të lodhur nga pritja e gjysmës tjetër”, nëpër pazare.

Ndërkohë, përveçse atyre që presin jashtë në veturë, disa të tjerë të frustruar përdorin edhe dyshemetë për tu ulur, derisa presin që më në fund të lejohen të shkojnë në shtëpi. /Telegrafi/