A mund të jetojnë njerëzit pa internetin?

E publikuar: 21/09/2017 04:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E keni menduar ndonjëherë si do të ishte jeta juaj pa internetin? Duke pasur në konsideratë volumin e kohës që njerëzit shpenzojnë në telefonët, iPad-ët dhe laptopët e tyre, një jetë pa internetin vështirë të imagjinohet këto ditë.

Për shumicën e njerëzve, koha përpara se të mbërrinte World Wide Web (WWW) është thjesht një kujtim e cila ka filluar të venitet nga impakti që ka pasur teknologjia tek jeta e njeriut.

Hulumtuesit e Ipsos kanë zbuluar se shoqëritë në tërësi nuk mund të jetojnë pa internet. Nga 18,180 të anketuar në 23 Shtate, Ipsos arriti në përfundimin se 2/3 e tyre nuk mund të imagjinonin jetën pa prefiksin www.

Në Indi 82% e njerëzve nuk e mendojnë një jetë pa internet ndërsa në Itali dhe Japoni vetëm 62%. /PCWorld Albanian