A mund ta gjeni stilolapsin e fshehur në mesin e dhjetëra librave? (Foto)

E publikuar: 25/09/2018 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi që pushimet verore përfunduan dhe ka filluar mësimi nëpër shkolla, nxënësit tani duhet t’i rreken librave për të pasur një të ardhme më të ndritur.

Megjithatë së fundmi është duke qarkulluar një foto që po i sfidon të gjithë, në fakt në të gjinden dhjetëra libra në mesin e të cilave është i fshehur edhe një stilolaps, transmeton Telegrafi.

Por, deri më tani pak kush ka arritur ta gjej për më pak se 20 sekonda, kurse autori i kësaj fotografie pretendon se të gjithë ata që arrijnë ta gjejnë për pak sekonda janë shumë inteligjentë.

Më poshtë ju sjellim dy fotografi njëra, ku njëra prej tyre ka të rrumbullaksuar stilolapsin që gjendet në mesin e librave. Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotot dhe sfidojeni veten. /Telegrafi/