A kemi në Kosovë krizë morale?

13.03.2015 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
A kemi në Kosovë krizë morale?

Kushtrim Gashi
Nëse një popull dallohet për diçka nga popujt tjerë, atëherë dallohet përmes edukimit.
Edukata është ai virtyt që tregon cilivizimin e së cilit popull e të secilit komb.
Përndryshe nëse një popull nuk ka edukatë, rrjedhimisht nuk do të ketë as vlera.
Nese i mungojn vlerat dhe sjelljet e mira, atëherë pashmangshem ata qyetetarë të atij kombi, do të kenë vetëm vuajtje dhe poshtrim, gjë që sjelle deri në një krizë morale.
A po ndodh edhe në Kosovë një krizë morale?
Fatëkeqësisht në Kosovë kriza morale është futur thellë në mesin tonë dhe është përhapur kudo.
Në emër të vlerave flasin ata që nuk duhej të flisnin. Kundërvlerat janë duke mbizotruar.
Në Kosovë shumë njerëz shkojnë kah të frynë era, duke ju folur njerëzve fjalë të mira kur takohet me ta edhe pse ndoshta pak me parë të tjerve ju ka thënë të kundërten.
Njerëzit e tillë janë më të gjithë sepse me disa persona përdorin një fytyrë, ndërsa me disa të tjerë një fytyrë tjetër.
Profeti Muhamed për persona të tillë ka thënë: “Do të shihni se njerëzit më të këqinj janë ata më dy fytyra; njërës palë i shkon me një fytyrë dhe palës tjetër i shkon me fytyrë tjetër.” 
Një nga shkaqet e krizes morale të njerëzit është edhe mendjemadhësia.
Këta njerëz flasin duke e mbivlersuar vetën, duke bërë imponime në biseda kur flet me të tjerët.
Nëse mendjemadhi është intelektual do të mundohet terë kohën të flet fjalë të panjohura për të tjerët, në mënyrë që të duket superior.
Sjellje të tilla vetëm tregojnë dobësin e personalitetit të tij, duke u futur kështu në një krizë të thellë morale.
Një ndër shkaqet e krizes morale janë edhe telenovelat apo serialet, të cilat na servohen pa ndonje kriter.
Jemi dëshmitar se shkaku i këtyre serialeve morali është drejtë rrenimit, madje madje imoraliteti është përhapur me të madhe në mesin e të rinjeve.
Jetojmë në një kohë kur bëhen veprime të pamoralshme, ku rrena dhe dyftyrsia ka arrit kulmin dhe zemrat mbushen me gjynahe, e këto zemra as që ndjejnë dhembje dhe as nuk rënkojnë.
Muhamedi a.s ka thene: “Do të vijnë kohë mashtruese, ku besohet gënjeshtari dhe përgënjeshtrohet i vërteti, besohet tradhëtari dhe tradhëtohet i besuari dhe flasin mendjelehtët.” 
Është detyrë e secilit prej nesh që të reflektojmë, të përmisojmë gabimet, të mos humbim shpresat dhe ketë gjëndje ta ndryshojmë.
Zoti ne Kur’an thote: “Allahu nuk e ndryshon gjëndjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetvetën.” (Rad, 11)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Katrahura profesionale në Kosovë

Katrahura profesionale në Kosovë

Monumenti që mungon!

Monumenti që mungon!

Nuk mund të burgoset liria…

Nuk mund të burgoset liria…

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi

LDK po e përjashton veten, e jo Vjosën

LDK po e përjashton veten, e jo Vjosën

Rifat Gjota – shkencëtar i përjetshëm!

Rifat Gjota – shkencëtar i përjetshëm!

Perandoritë globale dhe rënia e qeverive

Perandoritë globale dhe rënia e qeverive

Evropa është shumë e bukur nëse mbetet gjithnjë e vërtetë

Evropa është shumë e bukur nëse mbetet gjithnjë e vërtetë

Nga Enver Dugolli: Presidenti Thaçi sot paska vizituar burgun e Dubraves! Pse me 25 maj? Pse pas 21 viteve?

Nga Enver Dugolli: Presidenti Thaçi sot paska vizituar burgun e Dubraves! Pse me 25 maj? Pse pas 21 viteve?

Nga Muhamet Shala: Si e fitoi luftën në vetëm gjashtë ditë gjenerali gjenial Moshe Dayan

Nga Muhamet Shala: Si e fitoi luftën në vetëm gjashtë ditë gjenerali gjenial Moshe Dayan

Ja la emrin vajzës Republikë, u burgos dhe më pas u ekzekutua në Burgun e Dubravës nga forcat serbe

Ja la emrin vajzës Republikë, u burgos dhe më pas u ekzekutua në Burgun e Dubravës nga forcat serbe

The Times: Ekipi i Thaçit thotë se ai s’i frikësohet Speciales, rivalët të kundërtën

The Times: Ekipi i Thaçit thotë se ai s’i frikësohet Speciales, rivalët të kundërtën