A kanë qenë cicërimat tuaja në Twitter publike pa dijeninë tuaj?

E publikuar: 18/01/2019 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikacioni i Twitter prej vitesh ka ekspozuar cicërimat private duke u bërë ato publike.

Problemi i cili fshihet pas një keqfunksionimi të aplikacionit është adresuar tha kompania.

Ai është aktiv që nga data 3 Nëntor 2014 dhe kishte të bënte me opsionin “Protect your Tweets” në rrjetin social Twitter.

Ky funksion është dizajnuar për ti kthyer cicërimat private dhe vetëm ata që ju ndjekin mund ti shohin.

Ndërsa kur është i çaktivizuar cicërimat shfaqen për të gjithë e madje mund tu ndjekin të tjetër ka konfirmimin tuaj.

Çfarë nuk shkoi?

Twitter nuk jep detaje për numrin e cicërimave të ekspozuara por nëse ju keni aktivizuar opsionin “Protect your Tweets” në aplikacionin Android mbase duhet ta kontrolloni menjëherë.

Aplikacioni Twitter në iOS dhe uebfaqja Twitter.com nuk janë prekur. Funksioni “Protect your Tweets” çaktivizohej gabimisht në aplikacionin Android kur përdoruesi bënte ndryshime në llogari si ndryshimi i adresës së e-mail-it.

Nga Nëntori i 2014-ës deri në Janar të 2019-ës problemi ka qenë aktiv. /PCWorld Albanian