A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë? Ja 4 dëshmi dhe pse e ndryshoi emrin

E publikuar: 20/12/2019 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Poli Hoxha

Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postim në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama:

A jeni arrestuar dhe burgosur në France në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?

A jeni arrestuar dhe burgosur në France në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?

Në fakt nuk pritet ndonjë përgjigje nga vetë Rama për këtë çështje, por pyetja retorike e një personi publik në qarqet politike gjermane dhe ndërkombëtare, nuk mund të kalohet thjeshtë.

Përpara se të kërkojmë nga prokuroria që të nisë hetimin urgjentisht për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizit të deputetit Edi Rama, për të njëjtën çështje në ndihmë po risjellim edhe akuza të tjera që bashkohen në një pikë: Edi Rama në Francë kur ka qenë emigrant, (por edhe në Shqipëri gjatë kohës që ka qenë ministër Kulture) është marrë me trafik ikonash dhe madje edhe është arrestuar dy herë.

Në formularin e fundit të dekriminalizimit që ka dorëzuar si kandidat për deputet i PS në Qarkun e Vlorës për zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama ka firmosur se nuk ka qenë asnjëherë i ndaluar apo dënuar, për ndonjë vepër penale.

Në fakt këtë e ka deklaruar Edi Kristaq Rama dhe jo Edvin Kristaq Rama, për të cilin ka të dhëna të besueshme se në vitin 1994 është arrestuar apo pyetur nga policia franceze për këtë veprën e rëndë penale të trafikut të veprave të artit dhe posaçërisht të ikonave mesjetare, të cilat në fillim vitet 90-të u vodhën me shumicë në Shqipëri.

Për herë të parë publikisht për këtë çështje, akuza ka ardhur nga ish- kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Në fakt këtë e ka deklaruar Edi Kristaq Rama dhe jo Edvin Kristaq Rama, për të cilin ka të dhëna të besueshme se në vitin 1994 është arrestuar apo pyetur nga policia franceze për këtë vepër të rëndë penale të trafikut të veprave të artit dhe posaçërisht të ikonave mesjetare, të cilat në fillim vitet 90-të u vodhën me shumicë në Shqipëri.

Për herë të parë publikisht për këtë çështje, akuza ka ardhur nga ish- kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Gjatë një fjalimi në festën e Pezës në vitin 2001, Fatos Nano ka deklaruar tekstualisht:

‘Unë nuk pres si përgjigje artikulimet e kryetarit të bashkisë Edi Rama, të cilit mund t’i kem bërë shumë gjëra kur e nxora nga mjerimi si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohë të Saliut dhe e ktheva me thonj të paprerë nga Parisi për ta bërë ministër dhe kryetar të bashkisë….’.

Kjo është hera e parë që yllit në ngjitje brenda PS-së, i zihet në gojë publikisht e kaluara e errët kriminale. Dhe jo nga një njeri do si do, por nga ish kryeministri i vendit, i cili ka pasur në dorë informacion të klasifikuar nga ish-SHIK dhe të shërbimeve inteligjente partnere.

Duket se kjo gërvishtje e plagës nga Fatos Nano, që e bën të lëngojë edhe sot Edi Ramën, e frikësoi këtë të fundit. Ndaj 1 vit më pas, më 27 nëntor të vitit 2002, ai ndryshoi në gjykatë emrin.

Sipas formularit të dekriminalizimit që ka paraqitur si kandidat për deputet për zgjedhjet e kaluara, për herë të parë Edi Rama tregon dhe firmos ndryshimin e emrit, gjë për të cilën nuk ishte prononcuar kurrë, edhe pse Sali Berisha e akuzonte sistematikisht ndër vite.

Pra nëse ndokush ka tentuar që në ministrinë e Drejtësisë apo atë të Brendshme në Francë, të kërkojë për ndonjë arrestim apo dënim të shtetasit shqiptarë Edi Kristaq Rama; nuk ka për ta gjetur.

Prokuroria në zbatim të ligjit të dekriminalizimit letër porosinë duhet ta nisë për personin, Edvin Kristaq Rama.

Por, jo vetëm kaq.

Në një nga seancat e Komision Hetimor Parlamentar në vitin 2003 të ngritur për veprimtarinë e jashtëligjshme të Edvinit tashmë i shndërruar në Edi, u hetua zhdukja e 150 ikonave të përzgjedhura nga fondi i artit bizantin mesjetar, për t’u ekspozuar në një ekspozitë botërore në Gjermani.

Në atë kohë ky Komision Hetimor i drejtuar nga i ndjeri, Sokol Olldashi, konstatoi se ato ikona u zhdukën dhe nuk u kthyen ndonjëherë në Shqipëri. Pyetjes së kryetarit Olldashi, se çfarë dinte Rama si ish-ministër Kulture për këtë çështje, ai ju përgjigj shkurt:

‘Ikonat pas përfundimit të ekspozimit në Gjermani, i nisa për në Paris’.

Por fakt është se ato vlera të pallogaritshme të trashëgimisë kulturore dhe fetare shqiptare, nuk u ekspozuan asnjëherë në Paris dhe nuk u kthyen kurrë në atdhe.

Por historia e Edvin-Edi Ramës prej ‘trafikanti’ dhe si një person i arrestuar për këtë veprimtari, nuk mbyllet vetëm me këto dëshmi dhe akuza.

Në datën 8 Tetor të vitit të kaluar, Gjergji Thimio, një nga koleksionistët e parë të veprave të artit i licensuar në vend (Arrestuar më pas me bujë nga Tahiri e Rama), gjatë një interviste në emisionin 5 pyetje nga Babaramo për gazetarin Ilir Babaramo, delaroi disa herë se Edi Rama jo vetëm është i implikuar në trafikun ndërkombëtar të ikonave, por edhe se është arrestuar 2 herë në Francë, gjatë kohës që jetonte atje.

Pra deri më tani kemi 4 akuza (Fatos Nano, Martin Hanze, Komisioni Hetimor Olldashi, Koleksionisti dhe ish miku i Ramës Gjergji Thimio) nga njerëz dhe institucione publike të mirë-informuar.

Të gjitha këto mjaftojnë, që prokuroria të nisë urgjentisht (kryesisht) një hetim për këtë çështje. Më e thjeshta dhe më e pakta që mund të bëjë është që të kërkojë nga autoritet franceze, nëse shtetasi Edvin Kristaq Rama (Jo Edi), ka qenë ndonjëherë i ndaluar, i arrestuar, i pyetur apo i dënuar në shtetin e tyre për çfarë do lloj vepre kriminale dhe specifikisht për trafik ikonash./Marrë nga jugulajm