“A ka mundësi! A ka mundësi…!”: Rama i nervozuar hedh telefonin (Video)

E publikuar: 01/10/2017 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java që po lëmë pas u shoqërua me debate të forta politike për shkak të vendimit të Kuvendit për reduktimin e numrit të punonjësve për organet e vettingut.

Po ky tension vijoi edhe gjatë seancës plenare të së enjtes, një seancë maratonë, që zgjati më shumë se 17 orë, e ku në fund me 73 vota të mazhorancës, u votuan këto shkurtime.

Ndonëse propozimet e saj nuk u morën parasysh nga mazhoranca, opozita ishte e para që iu bashkua seancës plenare.

Këtë e ka shprehur vete kryedemokrati Basha në oborrin e Parlamentit, teksa po futej në seancë.

Ky moment i fiksuar nga kamerat, është një nga sekuencat e rubrikës humoristike të kësaj jave, pjesë e emisionit “Kjo javë” në “News24”.

Jashtë objektivit të kamerave nuk mund të mbeteshin as deputetet e Kuvendit, të cilat janë shfaqur mjaft elegante, e me aksesorë nga më të ndryshmit, plot ngjyra dhe stil.

Syrit të kamerave nuk i ka shpëtuar as një moment nervozizmi i kryeministrit Rama, i cili pasi ka komunikuar në celular, e ka hedhur atë mbi tavolinë.

Pjesë e rubrikës humoristike është bërë edhe mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku në një moment debatesh, kryetari i partisë, Edi Rama, u kujtoi deputetëve se janë Live.