A ka më keq, Falcao po luan me rezervistët e Unitedit

E publikuar: 10/03/2015 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri para një viti cilësohej si njëri ndër sulmuesit më të mirë që kishte futbolli, por kalimi nga Monako te Manchester United, i ka ndryshuar formën Radamel Falcaos.

Sulmuesi kolumbian kurrsesi nuk po arrin të ambientohet te skuadra e Van Gaalit, duke dështuar t’i shfaq cilësitë e tij më të mira.

Kjo ka bërë që Van Gaal, ta inkuadrojë te skuadra e të rinjve Falcaon, në ndeshjen që sonte United e luan me Tottenhamin.

Në formacion ndaj Tottenhamit, do të jetë edhe Victor Valdes, ish portieri i Barcelonës./Indeksonline/